Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Digjet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri, ja çfarë ndodh tani

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar pak çaste më parë seanca e shkurtër e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Votimi është quajtur i kryer, edhe pse raundi i parë ka dështuar për shkak se deri më tani nuk ka patur asnjë kandidaturë të paraqtur. Kandidatura për President duhet të mbështetet nga të paktën 20 deputetë dhe të kalojë dekriminalizimin.

Më tej, fjalën e mori Kryetarja së komisionit parlamentar të ligjeve Vasilika Hysi e cila lexoi raportin ku deklarohet se nuk ka asnjë kandidat për President.

“Komisioni u mblodh sot sipas përcaktimeve të rregullores së kuvendit. Komisioni përcaktoi se asnjë kandidat nuk është paraqitur. Në këto kushte Komisioni në zbatim të Kushtetutës, i paraqet seancës plenare këtë raport me qëllim mbylljen e procedurave për raundin e parë të zgjedhjes së Presidentit”, tha Hysi.

Në përfundim të seancës kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për të caktuar seancën e ardhshme që do të mbahet brenda 7 ditëve.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img