Hapësire reklamuese

Politikë

Digjet raundi i parë i votimit, asnjë kandidat i regjistruar në garën për President, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Digjet raundi i parë i votimit, asnjë kandidat i regjistruar në

Raundi i parë i votimit për Presidentin e ri të vendit që ishte parashikuar të zhvillohej sot, por është “djegur” përfundimisht.

Kjo ka ardhur pasi dje asnjë kandidat nuk është regjistruar deri në orën 16:00, kur ishte edhe afati i fundit i përcaktuar nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve.

Mirëpo sot pritet që në orën 09:00 të mblidhet Komisioni i Ligjeve për të shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidnetit të ri, ndërsa në orën 17: 00 do të zhvillohet edhe seanca plenare për raundin e parë të votimit.

Socialistët deri më sot nuk kanë zbuluar asnjë emër për kandidaturën për presidentin e vendit, ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se propozimet e Partisë Demokratike do t’i pranojnë vetëm nga Enkelejd Alibeaj dhe jo nga “Rithemelimi”, por këta të fundit në mbledhjen e Këshillit Kombëtar vendosën që të jetë Komisioni i Rithemelimit që do të vendosë mbi çështjen e Presidentit.

Edhe pse dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë Kushtetuta e bën të qartë se “votimi quhet i kryer edhe kur në konkurrim nuk paraqitet asnjë kandidat”. Kështu që Konferenca e Kryetarëve është e detyruar të mblidhet për të vendosur datën se kur do të zhvillohet raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në Kushtetutë thuhet se në 3 raundet e para të votimit duhet që kandidati të marrë të paktën 84 vota për t’u zgjedhur në krye të shtetit, ndërsa në raundin e 4 dhe 5 mjafton shumica e deputetëve të Parlamentit, 71 vota.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll