Hapësire reklamuese

Aktualitet

Digjet një makinë në Korçë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Shkruar nga Newsbomb
Digjet një makinë në Korçë, dyshohet zjarrvënie

Një makine i është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Bëhet me dije se ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit, Arjel Cena. Mjeti është shkrumbuar totalisht, ndërsa dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Në polici Cena është shprehur se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk e di se kush mund ta kishte bërë këtë.

“Rreth orës 02:30, në fshatin Mborje, Korçë, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C., i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij.

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.