Një automjet në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në Plazhin e Vjetër, ku mjeti tip “Fiat” është shkrumbuar totalisht.
Automjet i cili ishte pa targa ka qenë i parkuar në atë zonë prej kohësh, ndërkohë kanë qenë banorët ata të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen.
Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia të cilët po punojnë për gjetjen e autorit që i ka vendos flakën.