Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Elbasan.
Bëhet me dije se në lagjen ‘5 Maj’, është përfshirë nga flakët një makinë, e cila qëndronte aty prej kohësh e palëvizur.
Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, pasi makina qëndronte prej disa kohësh në zonë dhe kishte zënë hapsirën publike.
Sakaq, makina është shkrumbuar totalish.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.