Hapësire reklamuese

Aktualitet

Digjet makina e një efektivi policie në Kavajë, nisin hetimet

Shkruar nga Newsbomb
Digjet makina e një efektivi policie në Kavajë, nisin hetimet

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Kavajë.

Bëhet me dije se është djegur mjeti në pronësi të efektivit të policisë, shtetasit Sh. B., 45 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 25.05.2021, në Lagjen nr.5, Kavajë, është djegur mjeti në pronësi të  shtetasit Sh. B., 45 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll