Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Digjet MAKINA e Dritan Lelit në Vlorë, policia jep detajet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mëngjesin e sotëm është shkrumbuar nga flakët makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit, në rrethana ende të paqarta.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ku ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë). Ndërkohë, si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Policia sqaron po ashtu se shoferi i Kryetarit të Bashkisë E.T e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa makina tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë

spot_img