Hapësire reklamuese

Politikë

Digjet kukulla me imazhin e Vuçiçit në Kroaci, revoltohen autoritetet serbe

Shkruar nga Newsbomb
Digjet kukulla me imazhin e Vuçiçit në Kroaci, revoltohen

Autoritetet në Serbi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të një veprimi të bërë nga qytetarët gjatë karnavaleve të Kastelas.

Dy kukulla, me imazhin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe presidentit rus Vladimir Putin janë djegur gjatë aktivitetit.  “Zjarri” është pjesë e paradës që zhvillohet çdo vit në këtë pjesë të Dalmacisë, ku pjesëmarrësit djegin kukullat e personaliteteve të ndryshme.

Ishte ministri i Jashëm serb e dënoi aktin dhe i dërgoi një notë proteste ambasadës kroate në Beograd. Për djegien e kukullës me imazhin e fytyrës së tij, ka reaguar edhe Vuçiç.

E pashë, ma dërguan para se të arrija në Nish. Dikush do të thoshte se është gjë e trishtueshme diegia e kukullave. Do të isha bërë xheloz po të ishte kukulla e dikujt tjetër nga Serbia", tha Vuçiç me ironi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese