Një automjet tip “BMW X5” është djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës.
Mësohet se makina "BMW X5" e cila është djegur është në pronësi të shtetasit Andi Selmanaj, dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja makina ndodhej e parkuar në oborrin e shtëpisë.
Sipas policia ngjarja ka ndodhur në orët e mesantës, nuk dihet ende nëse zjarri është i qëllimshëm apo ka ndodhur në rrethana të tjera.
Policia:
“Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMË X5”, në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
"BMW X5" e djegur gjate nates ne Vlore