Zjarre shkatërruese në shumë shtete janë aktive si pasojë e temperaturave të larta, por nuk mungojë dhe ato që janë të qëllimshme.
Zjarret shkatërruese kanë djegur zona të mëdha pyjesh, ndërsa Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) e OKB-së paralajmëron se më e keqja nuk ka ardhur ende.
“Në të ardhmen kjo lloj nxehtësie do të jetë e zakonshme dhe ne pritet të shohim ekstreme edhe më të forta”, tha kreu i Organizatës OBM, Petri Taalas.
Britani
Një zjarr i madh shpërtheu dje në Wennington, në lindje të Londrës dhe, sipas BBC, rreth tetë shtëpi dhe një kishë u bënë hi.
Policia po heton mundësinë e zjarrvënieve pasi zjarret shpërthyen në pjesë të tjera të Britanisë me qytetarët që vrapojnë me frikë të largohen nga shtëpitë e tyre të djegura mes vapës në 40.3 gradë Celsius.
Francë
Pjesa jugperëndimore e vendit është goditur nga zjarret më të mëdha në 30 vitet e fundit. Që nga 12 korriku, zjarret kanë djegur rreth 49,400 hektarë në rajonin e verërave Gironde.
Pothuajse 37,000 njerëz u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Belgjikë, një zjarr shpërtheu në dunat në resortin De Haan, duke djegur disa automjete në hi.
Në Spanjën qendrore dhe veriperëndimore, shumë zona pyjore janë djegur.
Në Italinë fqinje, pritet të arrijë në orët e ardhshme 42 gradë Celsius, fronte zjarri kanë shpërthyer në zona të ndryshme.
Greqia gjithashtu është përfshirë nga zjarre të frikshme dhe ka shkatërruar dhe djegur disa banesa.




