Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

“Digjet” edhe raundi i dytë, Alibeaj flet pas anulimit të mbledhjes: Rama u tremb nga emrat që propozuam, e pa që s’mund të kapte asnjë prej tyre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, foli për mediat pas anulimit të mbledhjes së Grupit, ku deputetët e PD-së do të zgjidhnin 4 emra për të kandiduar për Presidentin e ri të vendit.

Alibeaj u shpreh se Partia Socialiste ndryshoi qëndrim, pasi sipas tij, kryeministri Rama e pa që nuk mund të kapte asnjë nga emrat e propozuar nga PD, pasi të gjithë janë njerëz me integritet. Ai tha se opozita kërkoi të ishte një proces konsensual që do të zgjidhte një President mbi palët, por kjo nuk ndodhi.

albsig

spring

Sipas tij, tërheqja e mazhorancës tregon që nuk do të ketë një emër për t; u votuar as në raundin e dytë në seancën plenare të radhës në Kuvendin e Shqipërisë.

“Siç e keni ndjekur në vazhdimësi angazhimin në procesin e zgjedhjes së Presidentit, ku që në krye të herës opozita u angazhua në mënyrë të sinqertë, që t’u jepnin shqiptarëve Presidentin e Republikës. Aktet tona janë bërë në zyrë, ndaj ne filluam këtë proces për zgjedhjen e një figure që të ishte mbi palët, neutral, në një proces gjithëpërfshirës. Për këtë arsye, ne hartuam një dokument mbi një sërë kriteresh dhe një procedurë që mbërthente shpirtin dhe frymën e konsensualitetit mes palëve.

Në dokumentin hapat ishin të tillë:

Një hap i parë ku të gjitha palët do ishin dakort për kriteret.

Hapi i dytë: Opozita Parlamentare do të përzgjidhte 4 kandidaturat. Dje kishim mbledhjen e Grupit dhe do vazhdonte edhe sot, por prej atij momentin, sot ka pasur në media një tërheqje e PS-së.

Pika e tretë: Ne do paraqisnim 4 kandidaturat, më pas PS do zgjidhte 2 nga këta, dhe më pas do zgjidhnim një kandidaturë në mënyrë konsensuale.

Hapi i katërt kërkon nënshkrimet e përbashkëta që procesi të finalizohej në mënyrë konsensuale.

Kjo tërheqje edhe nga pala tjetër, është mospranim i konsensualitetit. Ne u nisëm nga ideja për të dhënë një President mbi palët dhe vetëm një proces i tillë mund ta garantonte këtë gjë. Unë këtë synim pata, por u tregua se cili ishte qëllimi i palës tjetër.

Cilat mund të jenë shkaqet. Mendoj se një nga shkaqet mund të ishte edhe cilësia e kandidatëve tanë, por jo. Kandidatët që propozuan deputetët janë njerëz me integritet. Edi Rama pa që nuk kishte asnjë mundësi për t’i kapur ndonjë nga këta emra, ka bërë këtë gjë sot.

Ne kemi firmat jo për një, por për 2 kandidatura. Por ky proces u bë që produkti të ishte konsensual, që Presidenti të ishte mbi palët, as i njërës dhe as i tjetrës. Që të kishte një emër për raundin e dytë, duhet të ishte nga ne. Tërheqja nga ata e bën të qartë tashmë.”, tha Alibeaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img