Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Bubullimë të Lushnjës.
Burime bëjnë me dije se gjatë natës është djegur një banesë. Në momentin e zjarrit në banesë ndodhej një çift të moshuarish.
Njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri ka shpëtuar. Viktima është 82-vjeçari, Koli Koçi.
Nuk ka ende informacion zyrtar në lidhje me shkakun e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se ka qenë soba e drunjve që ka shkaktuar zjarrin ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes.
Sondazh
Poll