Hapësire reklamuese

Aktualitet

Digjen gjatë natës dy makina në lagjen “Pavarësia” të Vlorës

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Dy makina janë djegur pjesërisht gjatë natës në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, makinat e parkuara pranë njëra-tjetrës janë në pronësi të shtetasve me iniciale K.P dhe E.P, të dy banues në Vlorë.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo ndonjë defekt elektrik në makinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.