Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Digitalb si Netflix! Prezantohet produkti surprizë për shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
Digitalb si Netflix! Prezantohet produkti surprizë për shqiptarët

Në prag të festës së madhe të përvjetorit të 15-të, Digitalb zbulon surprizën e rradhës për të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen dhe jo vetëm. Së shpejti kompania do të prezantojë produktin e saj më të ri, investimin në teknologjinë OVER THE TOP, OTT, që e bën Digitalb-in të ngjashëm me platformat online të transmetimit si Netflix, HBO, Hulu etj, të cilat kanë filluar të bëhen popullore edhe në vendin tonë.

Shumë shpejt e gjithë libraria e contentit të Digitalb do të jetë e aksesueshme nga çdo pajisje e lidhur me internetin, SmartPhone, Tablet, SmartTV, kompjuter personal etj, duke lënë gjithmonë e më tepër abonentin në kontroll të asaj që sheh.

Zbuloni më tepër sonte ne Top Channel ora 20:15 episodin e fundit të “Unë Besoj” doku serialit që tregon historinë e 15 viteve të para të Digitalb, ku veç të shkuarës sytë janë nga e ardhmja.

Ndërkohë festa në sheshin Skënderbej ka filluar prej ditësh, nesër finalizohet me Koncertin më të madh të vitit, prej orës 18.00. Pas prezantimit të artistëve pjesmarrës, emrat më të mëdhenj të muzikës moderne, listës i shtohen edhe Soni Malaj, si edhe prezantimi ekskluziv i bashkëpunimit të Luana Vjollcës me artistin me famë ndërkombëtare Faydee.

Hyrja në shesh është lirë, Digitalb ju fton të jeni të pranishëm në festën më të bukur të këtyre 15 viteve.

fgjh.jpg

dhjk.jpg

dtjh.jpg

cdgjhg.jpg

IMG_3927.JPG

IMG_3896.JPG

IMG_3895.JPG

IMG_3895.JPG

IMG_3817.JPG

IMG_3777.JPG

IMG_3771.JPG

IMG_3767.JPG

IMG_3763.JPG

IMG_3756.JPG

IMG_3752.JPG

IMG_3738.JPG

IMG_3737.JPG

IMG_3702.JPG

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll