Hapësire reklamuese

Politikë

"Dielli perëndoi përgjithmonë për Bardhyl London", Berisha mesazh të ndjerë për poetin dhe ish-deputetin e PD

Shkruar nga Newsbomb
"Dielli perëndoi përgjithmonë për Bardhyl London",

"Zi dhe dhimbje për letrat dhe kulturën tonë! Dielli perëndoi për Bardhyl Londo përgjithmonë!"

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan një mesazh të ndjerë ngushëllimi për ndarjen nga jeta të poetit dhe ish-deputetit të PD Bardhyl Londo. Berisha thotë se poezia dhe letrat shqipe janë në zi për shkrimtarin, e bashkë me to dhe mbarë kombi shqiptar.

"Duke shprehur nderimin me te madh per vepren e tij ne te cilen ai do jetoje per jete te jeteve dhe mirenjohjen e pakufishme per kontributin e tij te çmuar dhe bashkepunimin tone, une ndaj me familjen e nderuar te Bardhyl Londos, miqte dhe te afermit e tij dhimbjen dhe pikellimin e thelle te kesaj humbje te pakompensueshme", shkruan ndër rreshta Sali Berisha.

Mesazhi i plotë i ish-kryeministrit:

Zi dhe dhimbje per letrat dhe kulturen tone! Dielli perendoi per Bardhyl Londo pergjithmone!

Te dashur miq, poezia, letrat dhe kultura jone sot jane ne dhimbje dhe zi dhe se bashku me to dhe mbare kombi shqiptar. Bardhyl Londo njeri nga poetet me te talentuar, shkrimtaret e mirenjohur, intelektualet me te shquar  mbylli sot syte pergjithmone.

Autor i veprave te shumta dhe te pavdekshme ne poezi dhe romane, qe me penden e tij do behej pararendes i ndryshimeve te medha, Bardhyl Londo drejtoi per shume vite Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve  pas permbysjes se diktatures komuniste ne Shqiperi. Por Bardhyl Londo nuk ishte vetem princ i poezise shqipe ai ishte  edhe nje intelektual i madh dhe personalitet politik i shquar.

Mbeshtetes dhe kontribues i rendesishem zhvillimeve te medha demokratike te viteve ‘90 Bardhyl Londo ne momente kritike per Partine Demokratike do angazhohej  ne forumet kryesore drejtuese te saj dhe perfaqesues i kesaj partie ne parlamentin shqiptar.

Duke shprehur nderimin me te madh per vepren e tij ne te cilen ai do jetoje per jete te jeteve dhe mirenjohjen e pakufishme per kontributin e tij te çmuar dhe bashkepunimin tone, une ndaj me familjen e nderuar te Bardhyl Londos, miqte dhe te afermit e tij dhimbjen dhe pikellimin e thelle te kesaj humbje te pakompensueshme. I lehte qofte dheu i tokes tone per ty mik i dashur. Amin!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll