Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Diegia e KZAZ-së në Vaun e Dejës, reagon SHAV: Turp kombëtar! Qytetarët të votojnë lirshëm të dielën

spot_img

Lajme të ngjashëm

704b4d38a084176d796453942ab38bad

Shoqata Për Autonominë Vendore ka reaguar për sulmin e djeshëm në KZAZ-në numër 6 në Vaun e Dejës dhe për shkarkimin e kreut të kësaj bashkie Zef Hilën.

Shoqata deklaron se djegia e shkollës ‘Ndre Mjeda’ në Vaun e Dejës është turp kombëtar dhe për këtë arsye do ndihmojnë në ringritjen e shkollës.

Shoqata Për Autonominë Vendore dënon sjelljen e Hilës dhe fton qytetarët të  votojnë të dielën.

‘Djegia e shkolles Ndre Mjeda ne Vaun e Dejes, turp kombetar! Thirrje bashkive, te mos tradhetojne misionin ndaj njerezve e ligjit. Mbeshtetje policise, ftojme qytetaret te votojne lirshem te dielën.

Denojme me force sjelljen e Kryetarit Zef Hila, e padenje dhe e paligjshme, s’mund te perfaqesoje qytetaret. Solidaritet me banoret e Vaut te Dejes, s’kane lidhje me dhunen, do ndihmojme me ringritjen e shkollës’, thuhet në mesazhin e Shoqatës për Autonominë Vendore.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img