Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Diegia e katër banesave në Berat, pas babait gjendet edhe trupi i pajetë i djalit 36-vjeçar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a280ce6763f697a2949a04875de5837b

Pas babait është nxjerrë i pajetë trupi i 36-vjeçarit Mateo Vangjeli në shtëpinë e djegur në lagjen “Muzakaj” të Beratit.

Viktimat deri më tani janë babë e bir, Jovan dhe Mateo Vangjeli, ndërsa famijarët janë shprehur se në banesë ndodhej dhe shoku i Mateos, i cili gjithashtu dyshohet se ka humbur jetën.

Policia e Beratit ndodhet në vendngjarje dhe po punon bashkë me një grup hetimi për zbardhjen e rrethaneve të saj.

Fillimisht ka marrë flakë një shtëpi në pronësi të shtetasit Jovan Vangjeli dhe më pas zjarri është përhapur në tre shtëpi të tjera private, në pronësi të shtetasve R.S dhe P.N. Nga flakët e mëdha, është djegur dhe një apartament në katin e 3 të pallatit ngjitur.

Babë e bir kanë qenë në shtëpinë e parë ku kanë shpërthyer flakët, në pronësi të Jovan Vangjelit. Dyshohet se kryefamiljari ka qenë i paralizuar dhe kjo i ka pamundësuar daljen nga shtëpia.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img