Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

‘Diçka nuk po funksionon, të merren masa drastike’, mjeku me kritika të ashpra: Ja çfarë u bë gabim me Covid në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4b88b001d4136128e44d63b4dcc17421

Mjeku Kita Sallabanda shprehet se në Shqipëri sipas tij lirimi nuk u bë në mënyrë të shkallëzuar dhe kjo ka sjellë një rritje të të sëmurëve.

 

“Është e vërtetë se në Shqipëri u bënë në mënyrë të gabuar masat liruese.  E përsëris që masat në fillim ishin të mira, por  më pas u liruan në mënyrë jo të mençur. Situata në Shqipëri nuk mund të bëhet shembull për situatën në të gjithë botën sepse nuk është ashtu”, tha ai në një intervistë për “Abc news”.

Lidhur me shtimin e shifrave të Covid në vendin tonë, Sallabanda thotë se nuk është problemi i virulencës së virusit, por kjo situatë duhet zgjidhur me masat që duhet të ndërmerren.

Pjesë nga intervista: 

Çfarë duhet të bëjë Komiteti teknik?

Sallabanda: Duhet të merren masa. Njerëzit në Shqipëri duhet të mbajnë maska. Nëse ju nuk do të arrini të ulni numrin e të infektuarve për 100 mijë banorë, është shumë e mundshme të qëndroni në atë grupin e vendeve që nuk mund të futen në BE.

Çfarë duhet të bëjë më konkretisht Komiteti Teknik veç masave dhe këshillave teorikë që jepen çdo ditë në Shqipëri?

Sallabanda: Të gjitha administratat shtetërore apo private që kanë mundësi duhet të punojnë në shtëpi. Duhet të merren masa drastike për kontrollin e infeksioneve spitalore. Mendoj që duhet të bëhet e detyrueshme me ligj mbajtja e maskave në rrugë, nëse nuk sigurohet distanca 1.5 metër.

Si e shpjegoni numrin e lartë të personave, jo vetëm të infektuar, por që kërkojnë trajtim spitalor, me shenja të forta klinike?

Sallabanda: Edhe kjo po ndodh e kundërta. Me të dhënat që kam në Spanjë, nuk kemi pothuajse shtrime me COVID-19 në spitale. Dhe e kundërta po ndodh në Shqipëri, diçka nuk funksionon atje, dhe për këtë duhet të merren masa të forta.

Sepse si është e mundur që nuk kemi me pneumoni nga COVID-19, apo shtrime në reanimacion. Nuk kemi të sëmurë të rinj. Si është e mundur që në Shqipëri kjo është shtuar. Ka diçka që nuk shkon, përderisa nuk është e njëjtë me situatë në vende të tjera të Evropës, duhet të merren masa patjetër.

Kjo lidhet vetëm me masat apo virusi ka pësuar mutacion?

Sallabanda: Virusi është i njëjtë dhe me të njëjtën virus kemi situata të ndryshme, kjo tregon që nuk është virusi problemi, por janë masat administrative problemi. Po të kishte këtë mutacion virusi, do ta kishhte bërë edhe në Francë, Spanjë,Itali… Dhe këto situata nuk janë. Mos ia hidhni fajin virusit.

Virusi aktualisht sipas të gjitha të dhënave në laboratorë ka një intensitet më të pakët infektimi. Problemi është çfarë masash po marrim për ta kontrolluar këtë virus. Për mua është shumë të abuzosh me rritjen e agresivitetit të virusit, pasi do të ishte i njëjtë edhe në Spanjë.

Nisur nga mënyra se si po veprohet në Shqipëri më COVID-19. Si e parashikoni të ardhmen?

Sallabanda: Besoj që Shqipëria ka njerëz të mençur, kapacitet, epidemiologë shumë të mençur që të gjithë baskë do ta zgjidhin këtë situatë. Nëse flasim në global diskutimet janë nëse do të ketë një fazë të dytë apo jo.

Por di të them që sot dimë më shumë për virusin. Pra edhe nëse do të kemi një valë të dytë ne do të dimë ta kontrollojmë. Mendoj që ajo që kemi kaluar nuk do të përsëritet dhe situata në mënyrë graduale do të kontrollohet.

Në Shqipëri kemi numra më të lartë të personave që kanë humbur jetën, kemi edhe mosha të reja. Një vajzë 34-vjeçare ka humbur jetën.

Sallabanda: Është e vërtetë se në Shqipëri u bënë në mënyrë të gabuar masat liruese. E përsëris që masat në fillim ishin të mira, por  më pas u liruan në mënyrë jo të mençur. Situata në Shqipëri nuk mund të bëhet shembull për situatën në të gjithë botën sepse nuk është ashtu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img