Hapësire reklamuese

Politikë

“Diçka është duke ndodhur në ajër në Shqipëri”, Yuri Kim paralajmëron: Do të ketë më shumë investime amerikane kur Gjykatat të jenë të pastra

Shkruar nga Newsbomb
“Diçka është duke ndodhur në ajër në

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, gjatë takimit me Amerikanët të Tregtisë, tha se është krenarë për marrdëniet e forta mes SHBA dhe Shqipërisë.

Gjatë fjalës së sak Kim tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interesin e madh për të ndihmuar Shqipërinë që të bëhet më e begatë, teksa theksoi se më tej duhet të përforcojnë bashkëpunimin e tyre në botën e ekonomisë.

“Dhe për bizneset amerikanë në Shqipëri dhe ju e dini që roli juaj do të rritet. Dua të falenderoj minsitrinë e ekonomisë dhe guvernatorin Sejko për mbështetjen. Jemi shumë krenarë për të gjitha marrëdhëniet e forta që kemi krijuar, ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet më e begatë dhe më e lidhur me ekonominë e SHBA. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin shqiptaro amerikan në fushën e biznesit.

Ndonjëherë ne mendojmë për këtë si diçka shtesë dhe mendoj se për një kohë të gjatë nuk jemi përqëndruar sa duhet por ka ardhur koha dhe po vijmë realisht në kohën e duhur, ndërsa Shqipëria merr një profil më të rëndësishëm. Ju keni nisur procesin e negociatave për tu bërë anëtar i BE dhe kjo do të hapë një botë mundësish dhe ky është një çast i rëndësishëm.

Vazhdoni të ngrini zërin biznesi sepse ne e dimë për të krijaur më shumë lidhje mes SHBA dhe AL duhet të kemi një mjedis biznesi transparent dhe konkurues. Më shumë biznese e SHBA po investojnë në AL, më shumë se më parë. Arritën në një nivel më të lartë në 2021. Dikur ishte 82 milionë tani është 174 milionë euro dhe mendoj se mund të rritet më tepër”, tha Kim, teksa më tej shtoi se do të ketë më tepër investime amrikane kur gjykatat të jenë të pastra.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.