Hapësire reklamuese

Bota

Diçka e çuditshme po ndodh në Arktik që po alarmon shkencëtarët

Shkruar nga Newsbomb

Shkencëtarët janë të shqetësuar për ngjarjet e çuditshme që po ndodhin me akullin e Arktikut, e sipas tyre bëhet fjalë për diçka tepër shqetësuese.

Poli i Veriut është duke përjetuar temperatura të pazakonta ekstremisht të larta të detit që po ndalojnë formimin e akullit këtë periudhë, një shenjë se ngrohja globale ka efekte edhe më shqetësuese se çfarë ishte menduar më parë, raporton newsbomb.al.

Në pjesën më të madhe të viteve dielli zbret në mes të tetorit dhe shërben si një sinjal që akulli do të nisë të formohet sërish. Por këtë vit akulli po shkrin për shkak të temperaturave të larta të detit që e ndalojnë këtë proces normal të ndodhë, shkruan "Independent".

Shkencëtarët thonë se krahasuar me vitet e tjera një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, madje temperaturat janë 20 gradë celcius më të larta krahasuar me vitet e mëparshme.

Sondazh

Poll