Hapësire reklamuese

Politikë

Dibranët më të interesuarit, durrsakët “bojkotojnë” procesin e votimit, ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 18:00

Shkruar nga Newsbomb

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 18:00 kanë votuar 29.32% e qytetarëve me të drejtë vote në 6 Bashkitë ku po zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiakë.

Në Dibër është regjistruar shifra më e lartë, pasi kanë votuar 42.59%, ndërsa më pas vjen Vora me 39.36%.

Në Lushnje kanë votuar 35.01% e qytetarëve, në Rrogozhinë 30.09% dhe në Shkodër 27.22%, ndërkohë që në fund është Durrësi me 25.21%.

Procesi i votimit do të zgjasë deri në orën 19:00, ndërsa më pas do të vijojë procesi i numërimit. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh në një intervistë ditën e djeshme se rezultati i këtyre zgjedhjeve pritet të dalë ditën e nesërme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu