Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dibra tashmë "si lagje e Tiranës", hapet pas 4 vitesh tuneli i Murrizit

Shkruar nga Newsbomb
Dibra tashmë "si lagje e Tiranës", hapet pas 4 vitesh tuneli

Tuneli i Murrizit, një nga nyjet më kryesore të Rrugës së Arbrit, është hapur më në fund këtë të martë. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku kanë shkuar vetë në kantier dhe kanë parë teksa ekskavatorët kanë hapur dhe pengesën e fundit.

Drita e shumëpritur në fund të tunelit që nga viti 2019 kur dhe ky kantier u hap, më në fund është parë dhe në skajin tjetër.

Kjo e sotmja, për qarkun dhe gjithë dibranët është një ditë feste pasi shkurton ndjeshëm distancën me kryeqytetin. Tuneli ka gjatësi 3.7 kilometra dhe do jetë i hapur për të gjithë drejtuesit e mjeteve në muajt e fundit të vitit 2024.

"Tuneli i Murrizit - Dalja e dritës, nga bashkimi i të dy anëve të kantierit më sfidues të punëve të mëdha publike, është çasti i shumëpritur i një përpjekjeje të zgjatur nga gjeologjia tejet e pafavorshme, e cila ka sjellë shtyrjen e përfundimit të plotë të Rrugës së Arbërit.

Ky tunel ka nisur në 2019 dhe do të përfundojë në 2024, ndërsa tuneli i Llogarasë, i cili përfundon në qershor 2024 ka nisur shumë më vonë se sa ky, por duke pasur një gjeologji shumë më të favorshme në Llogara, e njëjta kompani ecën me rreth 20m në ditë, ndërkohë që në Murriz përparon me afro 2m në ditë.

Gjithësesi, më e keqja ka kaluar dhe tanimë drita e sotme është një arsye e fortë për të besuar që 2024 do ta vulosë edhe fundin e kësaj vepre kaq sfiduese", shkruan kryeministri Edi Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme, nga hapja e tunelit të Murrizit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese