Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Dibra regjistron temperatura -10°C, pas shirave nisin reshjet e dëborës; ja në cilat rrugë duhet të përdorni zinxhirë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas reshjeve të shiut, temperaturat në vendin tonë janë ulur ndjeshëm. Në disa zona malore kanë nisur dëbora dhe janë regjistruar temperatura shumë të ulta. Në zonën e Dibrës termometri shënon nga -5 °C në -10 °C.

Në rrugë ka pasur prezencë ngrice ndaj këshillohet që të gjithë drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirë. Edhe në rrugët e brendshme të qytetit të Peshkopisë ka probleme, sepse nuk është bërë kriposja e tyre, duke vështirësuar kështu qarkullimin e mjeteve.

Të izoluara plotësisht janë Njësia Administrative Lurë dhe Selishtë, disa fshatra të njësisë Sllovë, Kala e Dodës dhe Melan. Në Bulqizë probleme ka në njësitë Administrative Ostren, Trebisht, Krastë, ku ka pasur bllokim të rrugëve që lidhin fshatrat dhe mungesë të energjisë elektrike.

Aksi kombëtar Peshkopi – Burrel – Tiranë kalimi bëhet pa probleme, por duhet kujdes tek pishat e Bulqizës gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit si pasojë e ngricave.

Rruga e Arbrit kalohet pa probleme gjatë ditës, por duhet të tregohet kujdes orët e natës për shkak të ngricave, këshillohet përdorimi i mjeteve antirrëshqitëse.

Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë me detyrim, për shkak se ka borë në trupin e rrugës dhe në Klenjë trashësia shkon më 80 cm.

Aksi Qafa e Buallit – Krastë kalimi pa probleme deri në qendër të njësisë, por fshatrat janë të bllokuar.

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet pa zinxhirë gjatë ditës, por natën dhe orët e para të mëngjesit këshillohet përdorimi i mjeteve antirrëshqitëse për shkak të ngricave.

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës, kalimi vetëm me zinxhirë.

Policia rrugore porosit drejtuesit e mjeteve, kryesisht ato që vijnë nga Tirana ose rrethe të tjera që të përdorin gomat e dimrit dhe mjete antirrëshqitëse(zinxhirë).

Më shumë




spot_img








spot_img