Hapësire reklamuese

Aktualitet

Diaspora sërish në protestë para Kryeministrisë, i bashkohen edhe banorët e “Bregut të Lumit”

Shkruar nga Newsbomb

Një grup emigrantësh të drejtuar dhe organizuar nga Genc Sejko, që njihet edhe si ‘njeriu i memeve’ në rrjetet sociale prej orës 12:00 po protestojnë përpara Kryeministrisë në ditën e dytë.

Protestës së thirrur nga emigrantët i janë bashkuar edhe banorët e Unazës së Re dhe disa studentë. Më herët, banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur një marshim në këmbë drejt Kryeministrisë, për t’iu bashkuar protestës së diasporës.

Protesta nisi një ditë më parë, e pritet te vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, ndonëse policia e Tiranës nuk kishte dhënë leje për mbajtjen e saj.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.