Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Dialogu mes vendeve, Thaçi: Serbia s’ është e gatshme të përballet me të kaluarën

spot_img

Lajme të ngjashëm

‘Duke e parë sjelljen e Serbisë në Kroaci, në raport me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe sjelljen e saj me Kosovën. Duke u paraqitur si viktimë dhe duke aktruar role se gjoja se ka qenë viktimë e gjithë asaj katrahure të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, nuk mendoj se Serbia do të ndryshojë qasjen në raport me të kaluarën në Kosovë.

Ata e dinë se çka kanë kryer në Kosovë, çfarë dhune kane ushtruar ndaj popullatës shqiptare. Është kryer prej shtetit ne mënyrë te organizuar dhe te orkestruar’, u shpreh Hashim Thaçi.

I ftuar në emisionin në Zona B, presidenti theksoi se në seancën e OKB-së ishte hera e parë ku Serbia dhe Kosova, janë ballafaquar aq drejtpërdrejtë për këto çështje.

‘Nuk kam çka me shtu më tepër asaj që kam theksuar në OKB. E kam potencuar shpesh në ambiente të ndryshme, në takime të ndryshme dhe kam theksuar qartë krimet qe i ka kryer Serbia në Kosovë. S’jam i vetmi, kanë folur të gjithë liderët e Kosovës, organizata të ndryshme shoqëria civile etj. Përderisa Serbia nuk turpërohet të vazhdoje ta gënjejë botën për atë çka ka ndodhur në Kosovë, kur dihet botërisht kush ishte agresori, natyrisht ne nuk mund të lejojmë që të luhen drama të tilla por duhet guximshëm dhe me argumente të theksohen gjerat”.

 Është heshtur ky gjenocid dhe spastrim etnik. Obligim i imi ka qenë edhe si luftëtar i UÇK-së edhe si përfaqësues i Kosovës ta them këtë të vërtetë në vendin e duhur, në kohën e duhur përballë Serbisë’, ka thënë Thaçi.

 

Më shumë

spot_img