Hapësire reklamuese

Rajoni

Dialogu me Serbinë, Pacolli thirrje Kurtit dhe Thaçit: Uluni e bisedoni! S’duhet ta lejojmë presionin mbi Kosovën

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka vendosur ti japë disa sugjerime palëve politike të Kosovës në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka anuluar ligjin për Grupin negociator me Serbinë.

 Përmes një postimi me disa pika Pacolli shkruan se ka ardhur koha për një ligj të ri, i cili duhet t’i besohet Komisionit të Venecias. “Ky ligj duhet të përcaktojë qartë: çfarë bën presidenti, çfarë kryeministri, çfarë të tjerët, si bashkëpunohet, si miratohet produkti i marrëveshjes, etj.

Kush do ta bëjë ligjin? Shumë shpejt i duhet besuar një pale të tretë dhe të besueshme. Pse jo Komisionit të Venecias? Palët këtu në Kosovë vetem do të obligohëshin që ta zbatonin”, thotë Pacolli.

Ndërkaq ai u bën thirrje Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Albin Kurti të bashkëpunojnë për zgjidhjen e dialogut dhe për hapat që duhen të ndërmarrin në vazhdim. “Qasja e qeverisë Kurti ndaj dialogut është preteksti. Këtu duhet të përmirësojmë sjelljen dhe të kthejmë procesin në kohërat më të mira.

I bëj thirrje qeverisë: referojuni eksperiencave më të mira që Kosova ka patur në procesin e mëhershëm të dialogut, duke nisur që nga Rambujeja.
Studiojeni dhe qasjen e palës tjetër. Nuk duhet të lejojmë që të përmbysen rolet. Nuk duhet të lejojmë që presioni të jetë mbi Kosovën. Presioni si në Rambuje duhet të jetë mbi Serbinë”.

Statusi i plotë:

Si dikush që gjithmonë ka patur qasje konstruktive, pajtuese, përbashkuese në gjithë karrierën politike, në rrethanat e sotme do të doja të jepja disa sugjerime modeste.
1) Nuk dua të bëj Kasandrën për lajmet mbi ndonjë masë amerikane ndaj Kosovës, që do të ishte ogur i keq. Zhvillim i rëndë dhe me pasoja që vështirësisht riparohen.
Në vend të harxhohej energji për të nxitur para marrëdhëniet, do harxhohej energji për të anuluar masat. Uroj shumë që kjo të mos ndodhë.

2) Çfarë duhet të bëjmë që të mos ndodhë? Qasja e qeverisë Kurti ndaj dialogut është preteksti. Këtu duhet të përmirësojmë sjelljen dhe të kthejmë procesin në kohërat më të mira.
I bëj thirrje qeverisë: referojuni eksperiencave më të mira që Kosova ka patur në procesin e mëhershëm të dialogut, duke nisur që nga Rambujeja.
Studiojeni dhe qasjen e palës tjetër. Nuk duhet të lejojmë që të përmbysen rolet. Nuk duhet të lejojmë që presioni të jetë mbi Kosovën. Presioni si në Rambuje duhet të jetë mbi Serbinë.
3) Për dialogun, ka dy premisa të pandryshueshme.

E para: Kushtetuta i njeh Presidentit rol udhëheqës në politikën e jashtme dhe qeverisë rol propozues dhe zbatues të saj (në konsultim me presidentin).
E dyta: kush ndërmjetëson (SHBA apo BE), e përcaktojnë vetë formatin e dialogut- nivel presidentësh, kryeministrash, apo ndonjë format tjetër.
Ka dhe një premisë tjetër ku ne s ‘ndërhyjmë dot: kohën e përmbylljes së dialogut. Por ne mund të ndërhymë në cilësinë e marrëveshjes. Si?

4) Mbi këto premisa që ne nuk i ndryshojmë dot, tani që Gjykata kushtetuese ka anuluar ligjin për Grupin negociator, ka ardhur koha për një LIGJ TË RI.
Ky ligj duhet të përcaktojë qartë: çfarë bën presidenti, çfarë kryeministri, çfarë të tjerët, si bashkëpunohet, si miratohet produkti i marrëveshjes, etj.
Kush do ta bëjë ligjin? Shumë shpejt i duhet besuar një pale të tretë dhe të besueshme. Pse jo Komisionit të Venecias? Palët këtu në Kosovë vetem do të obligohëshin që ta zbatonin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.