Hapësire reklamuese

Rajoni

‘Dialogu me Serbinë nuk është çështje parësore’, kryeministrja e Serbisë i kthehet Kurtit. SHBA: Jepini përparësi këtij dialogu...

Shkruar nga Newsbomb
Ned Price - Kurti - Brnabic

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se është për të ardhur keq që Albin Kurti ka thënë se vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk është një përparësi e tij.

“Mendoj se ky është joseriozitet i elitave politike në Prishtinë. Dialogu është mënyra e vetme për të pasur një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte më shumë begati, përparim ekonomik dhe stabilitet. Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të ishte prioritet më i madh”, tha Bërnabiq.

Ajo tha se arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë një përparësi për Prishtinën. Sipas saj Kosova nuk ka “perspektivë” pa dialog dhe marrëveshje me Beogradin. Bërnabiq shtoi se Kosova “nuk mund të negociojë anëtarësimin në BE” pasi pesë vendet anëtare të bllokut nuk e njohin si shtet.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha se SHBA do të do të inkurajojnë qeverinë e re të Kosovës, që sapo të jetë formuar, t’u japë përparësi negociatave me Serbinë. Ai i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë që synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke,” tha zëdhënësi.

Ai tha se SHBA përgëzojnë popullin e Kosovës për zgjedhjet e tyre të suksesshme parlamentare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll