Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
31 %
5.1kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Dialogu me Serbinë, Hoti: Për një muaj e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, koha e politikës izoluese ka mbaruar!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përpos çështjes ‘Thaçi’, në Kosovë tema e dialogut me Serbinë është kthyer në temë dite, pas takimit ballë për ballë mes Hotit dhe Vuçiç në Bruksel më datë 16 korrik.

Pas takimit Hoti tha se është bërë përparim, se Kosova nuk lëviz nga qendrimet e saj për të kërkuar njohje dhe integritet, ndërsa Vuçiç tha se dialogu me palën kosovare nuk ishte i lehtë.

Së fundmi kryeministri i Kosovës ka reaguar përmes rrjeteve sociale. Hoti shkruan në facebook se për një muaj qeveria e tij e ka rikthyer Kosovën në vendin që i takon, përkrah partnerëve ndërkombëtarë.

Ai i mshon fort faktit se në dialog njohja reciproke është kryesore, dhe thotë se koha e politikave izoiluese dhe e frikës për t’u përballur është lënë pas.

Reagimi i plotë i Hotit

Askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që po ndërtojmë, sepse është edhe në të mirën e tyre.

Për një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve tanë ndërkombëtarë. Nga një raport i lënduar me BE dhe SHBA, tani kemi mbështetje nga të gjithë për cakun e dialogut, që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Për një muaj, ne hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës, të cilën më nuk e përmend kush.

Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë.

Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme. Koha e politikës izoluese dhe e frikës për t’u përballur është tashmë pas nesh.

Parimet e qarta dhe sinqeriteti ynë përballë partnerëve ndërkombëtarë po na mundësojnë ecjen tonë krah tyre dhe po na sigurojnë garancinë për proces dialogues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img