Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, presidenti bullgar: Ndëshkim për ata që s'zbatojnë marrëveshjet

Shkruar nga Newsbomb
Dialogu Kosovë-Serbi, presidenti bullgar: Ndëshkim për ata

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ka shkuar sot në Kosovë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Presidenti bullgar është pritur me nderime në Kosovë nga homologia e tij Vjosa Osmani. Pasi mbajtën një takim, dy liderët dolën në një konferencë për shtyp, për të folur kryesisht për situatën në Kosovë dhe raportet me Bashkimin Europian.

Presidenti bullgar, Rumen Radev bëri apel për dialog mes Serbisë dhe Kosovës dhe dënoi sulmin e armatosur dhe çdo forme tjetër të dhunës.

Me tëj ai tha se duhet të ketë ndëshkime për palët që nuk i çojnë përpara angazhimet e marra përmes marrëveshjeve. Ndër të tjera presidenti bullgar tha se BE-ja duhet të ketë një rol aktiv për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të gjitha palët.

“Le të mos harrojmë se Serbia është në proces të bisedimeve me Bashkimin Evropian për anëtarësim. Ne vazhdojmë të ngulim këmbë për dialogun si mënyrën e vetme për zgjidhjen e problemeve dhe paralelisht zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani. Për çdo palë të përfshirë duhet të ketë masa ndëshkuese në rast se nuk zbatohen angazhimet”, tha presidenti bullgar.

Nga ana e saj presidentja, Vjosa Osmani kërkoi që masat ndëshkuese të BE-së të hiqen pasi situata është qetësuar, ndërsa shprehu zhgënjimin e saj për përpjekjet që po bëhen për shndërrimin e tyre në kusht për formimin e asociacionit.

“Nëse dikush mendon të kushtëzohet heqja e masave me ndonjë veprim të Kosovës në kuadër të zbatimit të marrëveshjes vetëm sa do të ketë efekt negativ. Masat duhet të hiqen se Kosova i ka plotësuar kërkesat sa i përket deeskalimit, kurse konstruktivitetin e saj për zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit, Kosova e ka dëshmuar me qindra herë. Ndërkaq Serbia po bënë të kundërtën, jo vetëm me retorik, por edhe me shkrim ku i ka informuar shtetet e BE-së se nuk do të zbatojë marrëveshjen për normalizim,” deklaroi Osmani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese