Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.1kmh
75 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Dialogu Kosovë-Serbi, Partia e Lirisë: Në thelb të jetë njohja reciproke e dy shteteve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia e Lirisë thotë se në thelb të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e dy shteteve. Me një foto të ish-presidentit Meta pak ditë para se të linte detyrën, kjo forcë politike vlerëson dhe angazhimin e SHBA dhe BE.

“Partia e Lirisë i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet e fundit të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE, duke besuar gjithmonë se nëpërmjet dialogut, bisedimeve dhe respektimit të frymës dhe vlerave europiane mund të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme, në thelb të së cilës duhet të qëndrojë njohja reciproke midis dy shteteve.

Partia e Lirisë vlerëson angazhimin e SHBA dhe BE për një çështje kaq të rëndësishme për rajonin tonë dhe për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Partia e Lirisë nxit të gjithë aktorët të angazhohen në të gjitha mënyrat për realizimin e të ardhmes tonë europiane.

Sfida e të gjithë rajonit tonë është rikthimi i besimit të rinisë, për të qëndruar dhe ndërtuar shtete funksionale, në një rajon që jeton në paqe, prosperitet dhe të integruar tërësisht në familjen europiane”, shkruan Ilir Meta, ish-president dhe tashmë në krye të Partisë së Lirisë.

Më shumë




spot_img








spot_img