Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

“Dialogu Kosovë-Serbi”, Escobar: Shpresa jonë e vetme është që…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur se dialogu është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një interviste për televizionin N1 në Sarajevë  ai tha që duhen mbyllur kapitujt dhe duhet ndjekur rruga evropiane.

“Shpresa jonë për Serbinë është që ajo të ndjekë rrugën e saj evropiane. Të mbyllë kapitujt për të ecur drejt anëtarësimit në BE. Të zgjidhim dallimet me Kosovën përmes dialogut dhe të vendosim marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj”, tha Escobar.

I pyetur se cila është, sipas tij, zgjidhja më e mirë për procesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se është dialogu dhe SHBA, ndonëse nuk janë pjesë e tij, e mbështesin plotësisht.

“Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit ata duhet të diskutojnë rreth dallimeve. Ajo udhëhiqet nga BE-ja dhe është pengesa më e madhe (për të dyja vendet) në rrugën drejt BE-së. Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por e mbështesim plotësisht. Ne gjithashtu mbështesim zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe qasjen e përshpejtuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Escobar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img