Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Dialogu Kosovë-Serbi, delegacionet e të dy vendeve takohen sot në Bruksel, Lajçak: Do ulem me të dyja palët për të diskutuar çështjet aktuale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësusesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç për të biseduar rreth takimit me delegacionin nga Kosova për dialogun mes dy vendeve.

Lajçak thotë se në takimin mes dy palëve i cili pritet të mbahet më vonë do të diskutohet për çështjete aktuale si dhe për përgatitjen e takimit të ardhshëm mes dy liderëve të vendit.

“Pas takimit të djeshëm me delegacionin e Kosovës, këtë mëngjes pata një diskutim të dobishëm me Petar Petkoviq, kryenegociatorin serb. Më vonë gjatë ditës do të ulem me dy palët për të diskutuar për çështjet aktuale dhe për përgatitjen për takimin e ardhshëm të liderëve”, ka shkruar Lajçak në një postim në “Twitter”.

Takimi pritet të mbahet ditën e sotme në Bruksel ku delegacioni nga Kosova i përfaqësuar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, do të takohet me delegacionin serb të përfaqësuar nga Petar Petkoviç.

Më shumë

spot_img
spot_img