Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Diagnostikimi dhe trajtimi i suksesshëm kirurgjikal i arteropatisë periferike në Spitalin Hygeia Tiranë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pacienti i moshës 68 vjecare i cili prej vitesh vuante nga patologjitë kronike diabet tip-2 dhe fibrilacion atrial, paraqitet në spitalin Hygeia si rezultat i shfaqjes së plagëve në këmbën e djathtë dhe specifikisht në gishtin e 3 dhe të 4.

Pas konsultës me mjekët specialistë, pacienti u diagnostikua me arteropati periferike, patologji e cila vështirëson madje mund edhe të bllokojë plotësisht qarkullimin e gjakut në enët e ekstremiteteve të poshtme, duke shkaktuar gangrenizim të indeve përreth.

I tillë ishte edhe rasti i pacientit i cili një vit më parë kishte vendosur stent në enën e cila më pas ishte trombozuar dhe për pasojë bllokuar plotësisht.

Pacientit i rekomandohet trajtimi i problemit nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale dhe specifikisht bypass i arteries femorale sipërfaqësore duke përdorur venën e pacientit si graft(midis arteries femorale komune dhe arteries tibialis posterior) si zgjidhja e vetme për revaskularizimin e saj.

Ndërhyrja u realizua me sukses nga Dr. Bledar Hodo, mjek kirurg vaskular & kardiokirurg në spitalin Hygeia.

Pacienti mund t’i rikthehet aktiviteteve ditore në një kohë mjaft të shkurtër, kjo pasi prerjet/incizionet e ndërhyrjes janë minimale.

Për t’u lidhur me Dr. Bledar Hodo, kontaktoni: 04 23 90 000

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img