100 studentë dhe pedagogë në Akademinë e Sigurisë në Tiranë (Shkolla e Policisë) kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Ata i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq, për të dhuruar gjak; një shembull që duhet ta ndjekin të gjithë ata që kanë mundësi.
“Dhuro gjak, shpëto jetë!”, është kjo motoja dhe thirrja për këdo që mundet, për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë.