Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Dhurata Çupi del kundër Bashës: Të japë dorëheqjen! PD ka nevojë për një lider që ta çojë në fitore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja demokrate Dhurata Çupi i bashkohet grupit të deputetëve që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Sipas saj, partisë i duhet një lider që ta çojë drejt fitores.

“Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Z. Basha, që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e Shkodranëve e Dibranëve, si dy bastionet e PD”, u shpreh Dhurata Çupi për Fax News.

Më herët, deputeti Agron Gjekmarkaj, Ilda Dhori, Grida Duma, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferaj, Helidon Bushati, Tomor Alizoti, etj kanë kërkuar publikisht nga Lulzim Basha që të japë dorëheqjen, pas disfatës në zgjedhjet e 6 marsit. Disa prej tyre kanë hequr dorë nga funksionet në parti. Në 5 nga 6 bashkitë PD doli forcë e tretë, dhe nuk arriti të fitojë asnjë.

Më shumë


spot_img









spot_img