Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunuan Ylli Kacollin se filmoi personin që shiti votën, gjykata jep vendimin për 4 kushërinjtë Paplekaj

Shkruar nga Newsbomb
Dhunuan Ylli Kacollin se filmoi personin që shiti votën, gjykata jep

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 60 ditë për Mirash, Gëzim, Donald dhe Jetmir Paplekajn.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar Ylli Kacolin që filmoi Gëzim Paplekajn teksa thoshte se kishte shitur votën.

Sipas informacioneve, 4 anëtarët e familjes Paplekaj dhunuan dhe kërcënuan me jetë Ylli Kacolin mbrëmjen e 29 prillit.

Si ndodhi ngjarja:

Katër anëtarë të fisit Paplekaj, Mirash, Gëzim, Donald dhe Jetmir Paplekaj, kanë kërcënuar dhe kanosur 38-vjeçarin Ylli Kacoli.

Të katër këta shtetas kanë kanosur Ylli Kacolin me qëllim që ky i fundit të bënte kallëzim të rremë në SPAK, ndërsa i kanë dëmtuar dhe makinën. 38-vjeçari publikoi një video në rrjetet sociale, e cila u shpërnda nga të gjitha mediat, ku Gëzim Paplekaj shprehej se kishte marrë 200 mijë lek për 4 vota.

Duke qenë se kjo vepër penale kategorizohet si “Krim zgjedhor”, ajo tashmë është në dorën e Prokurorisë Speciale SPAK. Mirëpo, telashet që iu hapën Gazim Paplekajt për deklaratën që bëri me zë dhe figurë, duke qenë se rrezikon dhe burgun, kanë bërë që anëtarë të fisit të tij të kërcënojnë 38-vjeçarin që e filmoi.

Ata kërcënuan Ylli Kacolin që të bëjë kallëzim të rremë, në mënyrë që Gazim Paplekaj t’i shpëtojë drejtësisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu