Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Dhunuan të moshuarën, Gjykata LIRON nga burgu tre infermieret

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Kosovës ka lënë të lira tre infermierët të cilat dhunuan të moshuarën në Qendrën “Orenda” në Pejë.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë zëdhënësja e Gjykatës, Antigona Uka-Lutfiu, e cila tha se tre infermierët, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi do të gjykohen në gjendje të lirë.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Kolegji gjyqesor i Gjykates Supreme, e ka pranuar si te bazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë te mbrojtësit të pandehurës A.R., avokatit Blerim Ademaj”, ka thënë ajo.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës.

Kujtojmë se më herët nëj video tronditës u publikua në rrjetet sociale, ku shiheshin tre ifnermieret duke dhunuar të moshuarën, e cila është nëna e dëshmorit të UÇK-së, në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda”, në Pejë.

 

Më shumë


spot_img









spot_img