Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Dhunuan qytetarin në Pogradec, SHÇBA nis hetimet për 3 efektivët e policisë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka nisur hetimet për 3 efektivë të Komisariatit të Pogradecit, të cilët akuzohen se kanë dhunuar fizikisht qytetarin I.D.

Qytetari denoncoi punonjësit e policisë në emisionin “STOP”, ndërkohë që menjëherë SHÇBA nisi hetimet dhe efektivët akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i SHÇBA:

Në vijim të njoftimit paraprak për nisjen e hetimeve lidhur me denoncimin në emisionin investigativ “STOP” në TV Klan, të shtetasit I.D., Drejtoria Rajonale e SHÇBA Korçë-Elbasan ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec në ngarkim të 3 punonjësve të policisë, për Inspektorët B.P., K.B. dhe E.O., me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Pogradec.

Materialet hetimore në ngarkim të 3 punonjësve të policisë u referuan, pasi në 10 nëntor, në emisionin “STOP” është transmetuar denoncimi i shtetasit I.D. se u dhunua fizikisht nga punonjësit e policisë në datë 21.10.2021, në Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se punonjësit  e Policisë janë përfshirë në veprime korruptive, me qëllim favorizimin e të riut, duke mos e ndëshkuar atë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes pas fashës orare të lejuar, si edhe drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

Materialet janë referuar në gjendje të lirë për punonjësit e Policisë për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

SHÇBA falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img