Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunuan prindërit, arrestohen dy persona në Berat, vihen në pranga edhe dy hajdutë

Shkruar nga Newsbomb
Dhunuan prindërit, arrestohen dy persona në Berat, vihen në

Policia e Beratit ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj prindërve të tyre.

Sipas njoftimit të uniformave blu është arrestuar shtetasi me iniciale K.H., 26 vjeç, banues në Kuçovë, si dhe shtetasi me iniciale B.M., 45 vjeç, banues në Poliçan.

Po ashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, passim akuozhen për veprën penale “vjedhje në bahskëpunim”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kuçovë/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.H., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij.

Poliçan/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.M., 45 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psiokologjike ndaj babait të tij.

Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u arrestuan në flagrancë shtetasit P.Ç., 29 vjeç dhe A.L., 27 vjeç, të dy banues në Poliçan, si dhe u proçedua penalisht shtetasi B.D., 25 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Këta shtetas në lagjen Pronovik, Poliçan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L.M., një sasi paketash dhe pije alkolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll