Hapësire reklamuese

Rajoni

Dhunuan pedagogun Petraq Milo në doganë, arrestohen dy policët në Mal të Zi

Shkruar nga Newsbomb
Dhunuan pedagogun Petraq Milo në doganë, arrestohen dy policët

Pas publikimit të pamjeve të dhunës së ushtruar ndaj Petraq Milos, janë artestuar dy policët malazezë.  Ngjarja ka ndodhur në 15 janar ku dy punonjësit e Policisë dhunuan Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Milon.

Pamjet e dhunës u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa më herët edhe Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot në të cilat shihen disa policë malazez duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar dhe që prej asaj date janë ndërmarrë masa për punonjësit e Policisë.

Familja e Petraq Milos u dhunua nga policët malazezë në doganën e Muriqanit, me pretekstin se nuk po mbante radhën e kalimit në doganë. Profesori i njohur njëkohësisht ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, u nxorr zvarrë bashkë me familjarët e tij dhe të pranishmit thanë se u dhunuan nga policia malazeze.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese