Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunuan me shkopinj dy kushërinjtë Maja, Gjykata çon në shtëpi Rrajat

Shkruar nga Newsbomb
Dhunuan me shkopinj dy kushërinjtë Maja, Gjykata çon në

Ineidi dhe Andi Rraja, janë dërguar në shtëpi. Gjykata ka dhënë masën “ arrest shtëpie”  për ty të rinjtë të cilët u përfshinë në dhunën barbare ndaj dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja më 7 korrik të vitit që lamë pas, 2023, në një lokal në aksin Fushë Krujë-Thumanë.

E njëjta masë është dhënë dhe për Eni Kullajn dhe shkak është bërë tejkalimi i afatit të paraburgimit. Kujtojmë se më herët Eni Kullaj deklaroi para hetuesve se nuk kishte ushtruar dhunë ndaj dy kushërinjve. Ai pranoi që ishte  në lokal me anëtarët e grupit Rraja, mirëpo pohoi se nuk ishte përfshirë në ngjarjen e ndodhur.

Ngjarja ndodhi gjatë verës së kaluar ku anëtarët e fisit Rraja dhunuan në mënyrë makabër, dy kushërinjtë. Gjithçka nisi pasi fisi Maja denoncoi fisin Rraja në polici, se shpërthimet në gurore po i dëmtonin banesat.

Pas këtij skandali Rrahman Rraja dha dorëheqje nga posti i deputetit duke thënë se ndihej i turpëruar që djali i tij, Rexhep Rraja ishte i përfshirë në këtë ngjarje.

LEXO EDHE: PAMJET/ Sherri në Borizanë, grupi Rraja masakron me shkopa bejsbolli dy kushërinjtë: Vrite, vrite

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese