Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasia kanë dhunuar inspektorët e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit P. B., 60 vjeç, E. Xh., 30 vjeç, B. Q., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tish Daija”, kanë kanosur me fjalë dhe goditur për shkak të detyrës, inspektorët e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror.
“P. B., 60 vjeç, E. Xh., 30 vjeç, B. Q., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tish Daija”, kanë kanosur me fjalë dhe goditur për shkak të detyrës, inspektorët e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.