Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunuan gjyqtarin e Vlorës Arqile Basho në sallën e gjyqit, arrestohen tre vëllezërit vlonjatë (EMRAT-FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Tre vëllezërit vlonjatë Myslim Myslimi, Fatosh Myslimi dhe Elmaz Myslimi janë arrestuar nga Policia e Vlorës. Ata akuzohet se kanë kundërshtuar me dhunë në sallën e gjyqit dhe ambientet e Gjykatës, gjyqtarin Arqile Basho.

“U arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit Myslim Myslimi, 60 vjeç, Fatosh Myslimi, 62 vjeç dhe Elmaz Myslimi, 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin Arqile Basho, 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë”, njofton Policia.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme. Siç shihet dhe nga fotot e mëposhtme, të siguruara nga newsbomb.al, tre vëllezërit kanë kundërshtuar me dhunë gjyqtarin për shkak të një vendimi për pronat që ai ka dhënë ndaj tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu