Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Dhunuan fatorinon e urbanit dhe kundërshtuan policët, arrestohen dy të rinj në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

3cbeb7616ca895a55bf07836e3f10784

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi kanë dhunuar fatorinon e autobusit të linjës Kinostudio-Kombinat.

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës”, dy pasagjerët me iniciale A.T. 24 vjeç, dhe F. K. 20 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit po dhunonin fatorinon e autobusit.

Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore që ishin me shërbim në afërsi të Spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.

Punonjësit e policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë, por dy të rinjtë i kanë kundërshtuar me dhunë. Pas disa minutash ata u vunë në pranga dhe akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Tiranë/ Njoftimi i policisë:

Punonjësit e Policisë rrugore ndërhyjnë për të parandaluar një konflikt në një autobus të linjës Kinostudio-Kombinat.

Gjatë ndërhyrjes, punonjësit e policisë rrugore janë kundërshtuar me dhunë nga dy shtetasit që po dhunonin fatorinon e autobusit, por neutralizohen dhe vihen në pranga.

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat, dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë autobus, si pasojë e një konflikti të çastit po dhunonin fatorinon e autobusit.

Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore që ishin me shërbim në afërsi të Spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.

Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por dy shtetasit A.T., 24 vjeç, dhe F. K., 20 vjeç, banues të dy në Tiranë, kundërshtuan me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë neutralizuar dhe prangosur nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.T dhe F.K, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img