Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Dhunuan barbarisht policin dhe e lanë pa ndjenja gjatë protestave në Athinë, arrestohen dy shqiptarë (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6af39f27c67a9d6110a0178825bdc74f

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen se gjatë priotestës në “Nea Smyrni” kanë dhunuar një polic.

Top Channel raporton se dy shqiptarët e arrestuar lidhur me sulmin ndaj policisë janë Rikardo Shuli dhe Petro Bollano.

Ndaj tyre rëndojnë akuza për tentativë vrasje, plagosje me dashje, dëmtim i pronës publike dhe prishje e rendit publik. Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Kujtojmë që gjatë protestës së dhunshme një grup të rinjsh kanë sulmuar një polic të cilin e kanë dhunuar me grushte dhe shqelma.

Fatmirësisht kanë ndërhyrë një grup i policisë që kanë bërë të mundur largimin e protestuesve duke i shpëtuar kështu jetën edhe kolegut të tyre.

Kujtojmë që protestat e dhunshme janë shkaktuar pas një video që qarkullonte në rrjetet sociale, ku disa policë kanë dhunuar një të ri. Kjo ka shkaktuar zemërim tek qytetarët të cilët morën pjesë masivisht në sheshin e Nea Smyrnit nën moton “ponaw” (kam dhimbje).

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img