
Policia ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili dyshohet të jetë një nga autorët që dhunoi administratorin e një portal në Tiranë.
Me anë të një njoftimi zyrtar, unfiromat blu bëjnë me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se i riu është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular.
Ndërkohë vjotn puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.
“Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Elbasan, në Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.
Ngjarja ndodhi më datë 03.10.2023 në rrugën "Bardhok Biba".
Disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, goditën me sende të forta shtetasin Gj. Z., (adminiatrator i një portali).
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural,” njofton policia.