Hapësire reklamuese

Showbiz

Dhunuan 18-vjeçaren për vdekje, Gold Ag reagon i trondit pas ngjarjes së rëndë në Ferizaj: Qef të kesh vajzë edhe zor ta ruash, del një i sëmurë dhe e këput si lule…

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme qytetin e Ferizajt në Kosovë, pasi një 18-vjeçare u dhunua për vdekje dhe u braktis në dyert e spitalit nga dy të rinjt.

Ishin kamerat e sigurimit ato të cilat kishin kapur momentin kur autorët e kishin braktisur të renë në spital dhe ishin larguar.

Pas indetifikimit të tyre menjëherë Prokuroria Themelore në Ferizaj nisi hetimet ndaj D.K., për veprën penale “Vrasje e rëndë”, i cili rezultoi të ishte dhe bashkëshorti i të resë. Gjithashtu, u arrestua shtetasi me iniciale A.S., nën dyshimin se është bashkëpunëtor në vrasje.

Kjo ngjarje ka sjellë edhe reagimin e personazheve të njohur shqiptarë ku mes tyre ka reaguar i tronditur edhe këngëtari Gold Ag.

Ai shprehet se sot është e vështirë t’i ruash vajzat dhe që shumë njerëz i dalin në mbrojtje antivlerave.

“Qef me pas qikë e zor me rujtë qikë. Del një i prishur n’tru e në zemër e këput si lule hala mirë pa çelë dhe në fund të gjithë e shajnë laperin e vrasësin, por për fat të keq një shumicë prej tyre çdo ditë e shajnë islamin e muslimanin. Ma shumë ju pengon namazi në rrugë se droga në shtëpi e shkolla. Ngushëllime familjes së vajzës, Zot na udhëzoi e na ruaj familjet tona”, shkruan Gold Ag në një postim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu