Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre të mitur, arrestohet 43-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar pasi ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në prezencë të vazjës së mitur.

43-vjeçari me inicialet S. Xh., banues në Gjirokastër dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre 13 vjeçe dhe gjatë shoqërimit, kundërshtoi me forcë, punonjësit e Policisë.

Njoftimi:

Vihet në pranga 43-vjeçari që dhunonte bashkëshorten, në prezencë të vajzës së tyre të mitur.

Sapo janë njoftuar për një rast të dhunës në një familje që banonte në lagjen "Pllakë", shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesë, për të arrestuar shtetasin përgjegjës dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Menjëherë u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. Xh., 43 vjeç, banues në Gjirokastër.

43-vjeçari dhunonte bashkëshorten në prezencë të vajzës së tyre 13 vjeçe dhe gjatë shoqërimit, kundërshtoi me forcë, punonjësit e Policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese