Policia e Tiranës ka vënë në pranga 30-vjeçarin, Denis Telo, pasi ditën e djeshme ka dhunuar dy të reja.
Uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi i 30-vjeçarit u bë pas kallëzimit të bërë nga Mirela Ruko dhe Albina Ruko, ku shtetasi Denis Telo ditën e djeshme rreth orës 13:00 i ka goditur me grushta pa arsye në rrugën e Bogdanëve, në kryeqytet.
Ky emër nuk është i panjohur për Policinë, pasi njihet si dhunues përsëritës i vajzave në rrugët e kryeqytetit. Ndaj tij, mësohet se janë bërë të paktën 8 kallëzime në Polici, është arrestuar nga uniformat blu, por më pas është lënë i lirë nga Gjykata.
Ndërkohë, Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– D. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë ditës se djeshme kanë bërë kallëzim shtetaset A. R., 26 vjeçe dhe M. R., 29 vjeçe, banuese të dyja në Rrugën e Bogdanëve, se një shtetas i ka goditur me grushte pa arsye po në këtë rrugë, rast i cili është bërë publik dhe në rrjete sociale.
Pas denoncimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin D. T., ku në përfundim të veprimeve u bë dhe arrestimi i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.