Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunoi turistët e huaj, Mihal Kokëdhima çon prokurorët e Vlorës në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Newsbomb

Të gjithë mund ta mbani mend Mihal Kokëdhimën, pronarin e famshëm të një restoranti në Porto Palermo, i cili sulmoi turistët spanjollë duke pretenduar se ata nuk kishin paguar faturën. Tashmë, Kokëdhima është rikthyer sërish në skenë, këtë herë në përballje me drejtësinë shqiptare.

Pasi u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Vlorës, Kokëdhima ka shlyer dënimin dhe tanimë ka çuar në Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e këtij qyteti.

Lexo edhehttps://newsbomb.net/skandali-me-turistet-spanjolle-apeli-le-ne-burg-mihal-kokedhimen/

Siç raportohet në ëebsit-in zyrtar të Gjykatës së Lartë, shihet se është regjistuar një çështje penale me kërkues Mihal Kokëdhimën. Ai ka bërë ankim kundër vendimit të mosfillimit të procedimit penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku nuk saktësohet se për çfarë ka qenë pretendimi i Kokëdhimës.

Regjistrimi i Çështjes penale në Gjykatën e Lartë:

70015-00819-00-2023

Tipi:                       Penale

Titulli i çështjes:                               MIHAL KOKEDHIMA

Dorëzuesi:                         MIHAL KOKEDHIMA

Data e regjistrimit:                          27.12.2023

Tipi i çështjes:                   Ç.Penale të Veçanta

Inicializuar:                         Rekurs

Statusi i çështjes:                            Regjistrim

Ardhur prej:                      Gjykata shkallës së parë Vlorë

Objekti i padisë/akuzës:                              Ankim kunder vendimit te mosfillimit te procedimit penal te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Vlore.

Baza ligjore:                       Neni 290, 291 i K.Pr.Penale.

Regjistrimi i ceshtjes ne Gjykaten e Larte Regjistrimi i ceshtjes ne Gjykaten e Larte

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese